Valon Berisha e përgëzon Fidan Alitin që e ndali yllin suedez Gyokeres: Fidi ishe i zjarrtë vëlla, në xhep e ki shti - Gazeta Express
string(114) "valon-berisha-e-pergezon-fidan-alitin-qe-e-ndali-yllin-suedez-gyokeres-fidi-ishe-i-zjarrte-vella-ne-xhep-e-ki-shti"

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 17:35

Valon Berisha e përgëzon Fidan Alitin që e ndali yllin suedez Gyokeres: Fidi ishe i zjarrtë vëlla, në xhep e ki shti

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 17:35

Mesfushori i kombëtares së Kosovës dhe LASK Linz, Valon Berisha ka bërë një reagim interesant në rrjetin social “Instagram”.

Berisha e përgëzoi Fidan Alitin për ndeshjen që e pati ndaj kombëtares së Suedisë – veçanërisht ndaj lojtarit 70-milionësh të Arsenalit, Viktor Gyokeres – të cilën ndeshje e fitoi Kosova 2-0.

“Fidi ishe i zjarrtë vëlla, në xhep e ki shti”, shkroi shkurtimisht në “Instastory” mesfushori dardan.

Edhe Valon Berisha ishte i ftuar te Kosova për ndeshjet e shtatorit, duke luajtur vetëm shtatë minuta në humbjen prej 4-0 nga Zvicra më pesë shtator./GazetaExpress/