Valmir Kakruki, përforcimi i parë i Prishtinës - Gazeta Express
string(45) "valmir-kakruki-perforcimi-i-pare-i-prishtines"

Valmir Kakruki, përforcimi i parë i Prishtinës

Sport

Gazeta Express

02/08/2022 16:27

Valmir Kakruki nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e KB Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kakruki te Prishtina vije nga KK Rabotnicki, ku në 32 ndeshje luajti me mesatare prej 10.2 pikëve, 5.8 kërcimeve dhe 0.5 bllokadave për ndeshje.

21-vjeçari ka qenë rregullisht pjesë edhe e grupmoshave të reja (U16, U18 dhe U20) te Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut. Më herët ai ka luajtur edhe te KK Vardar, KK Akademija FMP dhe KK MZT Skopje U19.

Valmir Kakruki është përforcimi i parë i kryeqytetasve për sezonin e ardhshëm.

Prishtina deri më tani ka rinovuar kontratat me vëllezërit, Jetmir dhe Lejson Zeqiri, si dhe me Muhamedali Janjevën e Jan Palokajn. /Gazeta Express/