Valentino Rossi njofton tërheqjen pas 26 sezonesh në MotoGP - Gazeta Express

Valentino Rossi njofton tërheqjen pas 26 sezonesh në MotoGP

Sport

Gazeta Express

05/08/2021 18:00

Valentino Rossi, aktualisht pilot i Petronas Yamaha, njoftoi tërheqjen përfundimtare pas 26 sezonesh në MotoGP.

“Doktori” e njoftoi vendimin gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp në Red Bull Ring, shtëpia e së parës nga dy etapat austriake.

Lexo Edhe:

Përshëndetje të gjithëve, është pak e sikletshme këtu … kam vendosur të ndalem në fund të sezonit.  I dhashë vetes kohë dhe vendosa të ndalem në fund të vitit. Më vjen shumë keq. Doja të garoja edhe 20-25 vjet të tjera, por, për fat të keq nuk është e mundur“.

Në moshën 42 -vjeçare, fenomeni nga Tavullia, i cili ka bërë që miliona fansa të ëndërrojnë dhe gëzohen, thotë mjaft dhe i dorëzohet kalimit të kohës, që në mënyrë të pashmangshme ka kushtëzuar vitet e fundit të një karriere të lavdishme.

Është një moment shumë i trishtuar, është e vështirë, por vitin e ardhshëm nuk do të garoj në MotoGP. E kam bërë për gati 30 vjet dhe nga viti 2022 jeta ime do të ndryshojë. Ishte gjithçka e mrekullueshme, jam argëtuar shumë, në këtë udhëtim të gjatë. Gjithçka që jetova me ekipin tim ishte e paharrueshme. Kishte momente të paharrueshme që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Nga viti i ardhshëm nuk do të garoj, por mund të them se gjithçka ka qenë shumë, shumë bukur“.

E ardhmja e tij tani do të jetë mbi katër rrota, pasioni tjetër i tij i madh.

“Më pëlqen të garoj me makina, mendoj se do ta bëj këtë nga viti i ardhshëm, por ne ende duhet ta përcaktojmë këtë vendim. Ndihem pilot dhe mendoj se do të qëndroj i tillë për gjithë jetën time.”

“Doktori” u lë një mesazh fansave:

Para së gjithash duhet t’u them fansave të mi se kam dhënë gjithçka për një kohë të gjatë. Gjithmonë jam përpjekur të jap gjithçka për të qëndruar në krye. Ka qenë një udhëtim i gjatë. Kam mbështetje të jashtëzakonshme në çdo pjesë të botës, ndonjëherë është e vështirë edhe për mua ta kuptoj … Jemi argëtuar së bashku“. /SS/