Valencia siguron 322 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri Nou Mestalla - Gazeta Express
string(78) "valencia-siguron-322-milione-euro-per-ndertimin-e-stadiumit-te-ri-nou-mestalla"

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 16:45

Valencia siguron 322 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri Nou Mestalla

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 16:45

Valencia ka siguruar financim në vlerë prej 322 milionë eurosh për ndërtimin e stadiumit Nou Mestalla, bëri të ditur të enjten klubi spanjoll i futbollit.

Financimi, i cili përfshin 237 milionë euro në obligacione dhe një kredi afatshkurtër prej 85 milionë eurosh, është një nga transaksionet më të mëdha të përfunduara ndonjëherë nga një klub profesionist futbolli në Spanjë dhe në gjithë Evropën, thuhet në deklaratën e Valencias.

“Sigurimi i këtij financimi historik na jep dritën jeshile për të realizuar Nou Mestalla, një stadium i nivelit botëror që do të fuqizojë rritjen e klubit për brezat që do të vijnë”, tha në deklaratë presidenti i Valencia CF, Kiat Lim. Lim është djali i miliarderit singaporas Peter Lim, i cili është pronari kryesor i klubit.

Stadiumi, që ndodhet në qytetin e Valencias dhe do të ketë mbi 70,000 vende, është planifikuar të hapet në vitin 2027. Sipas Valencia CF, ai pritet të shumëfishojë të ardhurat që aktualisht gjenerohen në stadiumin e vjetër Mestalla.

“Me zgjerimin e hapësirave mikpritëse, kapacitetit më të madh dhe mundësisë për organizimin e ngjarjeve të shumëllojshme, vlerësimet e para tregojnë se do të trefishojmë të ardhurat aktuale,” tha Kiat Lim.

Sipas deklaratës, Valencia CF është këshilluar nga Bibium Capital, Addleshaw Goddard, Beka Titulizacion dhe Goldman Sachs, ndërsa La Liga e Spanjës ka ofruar mbështetje për klubin gjatë këtij procesi.