Valë shkarkimesh në Elbasan, ikën drejtoresha e Zyrës Arsimore në Elbasan, i zë vendin drejtori i shkollës - Gazeta Express
string(104) "vale-shkarkimesh-ne-elbasan-iken-drejtoresha-e-zyres-arsimore-ne-elbasan-i-ze-vendin-drejtori-i-shkolles"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2021 11:13

Valë shkarkimesh në Elbasan, ikën drejtoresha e Zyrës Arsimore në Elbasan, i zë vendin drejtori i shkollës

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2021 11:13

Në Qarkun e Elbasanit nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitose e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit edhe nga vetë mazhoranca janë  kritikuar  Drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga PS. Në një situatë të tillë pas disa muaj konsultimesh PS ka reaguar dhe ka kërkuar ndryshime cilësore në aspektin drejtues të institucioneve publike.

Paraditen e sotme është komunikuar shkarkimi zj.Anila Çota dhe z.Ermir Çela është emëruar Drejtor i Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan.  Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe  mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi” në Elbasan.