Valdrin Mjeku nga futsalli i Kosovës transferohet në Finlandë - Gazeta Express
string(61) "valdrin-mjeku-nga-futsalli-i-kosoves-transferohet-ne-finlande"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 12:15

Valdrin Mjeku nga futsalli i Kosovës transferohet në Finlandë

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 12:15

Valdrin Mjeku e ka bërë një hap përpara në karrierën profesioniste në futsall.

Ish-kapiteni i Mabetex Prishtina Futsal, në fakt ka arritur marrëveshje profesionale me klubin e Superligës së Futsallit në Finlandë, FC Kosova.

Nënshkrimi i kontratës u krye sot në ambientet e Hotel Swiss Diamond Prishtina, ku palët e zyrtarizuan bashkëpunimin për një kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Mjeku, i njohur për paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe lidershipin brenda fushës, pas disa sezonesh të suksesshme me Mabetex Prishtina, do ta nisë një kapitull të ri në karrierën e tij sportive në një nga ligat më konkurruese të futsallit në rajonin nordik.

“Jam shumë i lumtur që po e vazhdoj karrierën time jashtë vendit. Falënderoj klubin Mabetex Prishtina për mbështetjen e madhe ndër vite, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë tifozët. Tani është koha për një sfidë të re dhe do të jap maksimumin tim për FC Kosova,” u shpreh Mjeku pas nënshkrimit.

Ky transferim konsiderohet një hap i madh në karrierën e Valdrin Mjekut dhe një motivim i madh për lojtarët e rinj të futsallit në Kosovë.