Vala e re e nxehtësisë, Mendim Rugova: Temperaturat deri në 39°C këtë javë, por pritet një ndryshim... - Gazeta Express
string(95) "vala-e-re-e-nxehtesise-mendim-rugova-temperaturat-deri-ne-39c-kete-jave-por-pritet-nje-ndryshim"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 17:03

Vala e re e nxehtësisë, Mendim Rugova: Temperaturat deri në 39°C këtë javë, por pritet një ndryshim…

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 17:03

Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditën e nesërme temparaturat pritet të shkojnë deri në 37-38°C.

Ai tha sot në #Gjesi se “të mërkuren ndoshta mundet një kalim i sistemit frontal ndoshta përreth veriut të Ballkanit dhe të na sjellë pak vranësira”.

“Temperaturat pak zbresin ndoshta atë ditë, deri në 33-34°C”.

“Mandej prapë e ka një puls tjetër kjo valë e nxehtësisë: të enjten dhe të premten temperaturat sërish mund të shkojnë deri në 36-37°C apo lokalisht edhe 38 apo 39°C”, tha ai.

Mendim Rugova tha se “mundësi për të reshura nuk po duken për këto pesë ditë të paktën”.

“Në fundjavë po pritet një ndryshim. Masat e ftohta mund të sjellin një destabilizim të motit kah fundjava”, paralajmëroi ai.