Të shtunën nis muaji i muaji i shenjtë i Ramazanit.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktin e Ramazanit për vitin 2025.
Dita e parë e Ramazanit është me 1 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:34, ndërsa iftari në ora 17:33.
Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 30 mars, ditë e dielë.

Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.
Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...