Vaksinohen 500 mijë qytetarë në Shqipëri, Rama: Realizuam objektivin 29 ditë para afatit - Gazeta Express
string(86) "vaksinohen-500-mije-qytetare-ne-shqiperi-rama-realizuam-objektivin-29-dite-para-afatit"

Vaksinohen 500 mijë qytetarë në Shqipëri, Rama: Realizuam objektivin 29 ditë para afatit

Lajme

Gazeta Express

02/05/2021 21:02

500 mijë qytetarë në vendin tonë janë vaksinuar me vaksinat kundër koronavirusit Covid-19.

Objektivi për të vaksinuar gjysmë milionë banorë ishte deklaruar nga kryeministri Edi Rama, i cili kishte thënë se do të përmbyllej brenda muajit Maj.

Lexo Edhe:

Por vetë kreu i qeverisë thotë se ky zotim është përmbushur përpara afatit, teksa shton se do të vijojnë vaksinimet e qytetarëve për të arritur në shifrën e 1 milion.

“29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani”, shkruan në Facebook Rama.