Vaksinohen 500 mijë qytetarë në Shqipëri, Rama: Realizuam objektivin 29 ditë para afatit
Lajme
Gazeta Express
02/05/2021 21:02
500 mijë qytetarë në vendin tonë janë vaksinuar me vaksinat kundër koronavirusit Covid-19.
Objektivi për të vaksinuar gjysmë milionë banorë ishte
deklaruar nga kryeministri Edi Rama, i cili kishte thënë se do të përmbyllej
brenda muajit Maj.
Por vetë kreu i qeverisë thotë se ky zotim është përmbushur
përpara afatit, teksa shton se do të vijojnë vaksinimet e qytetarëve për të
arritur në shifrën e 1 milion.
“29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani”, shkruan në Facebook Rama.