Vaksinimi për gripin sezonal do të fillojë nga Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë - Gazeta Express
string(82) "vaksinimi-per-gripin-sezonal-do-te-filloje-nga-shtepia-e-te-moshuarve-ne-prishtine"

Vaksinimi për gripin sezonal do të fillojë nga Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë

Gazeta Express

01/10/2020 10:39

Vaksinimi kundër gripit sezonal dhe virozave të tjera do të fillojë nga Shtëpia e Pleqve në Prishtinë. Kështu ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Mosha e artë është po ashtu kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë dhe imuniteti i tyre mund të ketë vështirësi për t’u përballur me ndonjë grip, vaksinimi kundër gripit sezonal do ta fillojmë këtu. Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale”, ka shkruar Zemaj.

Lexo Edhe:

Të pranishëm ishin edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  përfaqësues nga kjo Shtëpi e të moshuarve si dhe IKShPK-ja.