Kozmonautët rusë, të cilët pritet të nisen drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor muajin e ardhshëm, thonë se ende është shumë herët për ta që të marrin vaksinën e shumëlavdëruar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Personalisht, dua të them se nuk do të vaksinohesha sepse e trajtoj me shumë kujdes këtë çështje”, ka thënë Sergei Ryzhikov, 46-vjeçar, lider i ekspeditës së radhës në Stacionin Hapësinor gjatë muajit tetor.Ai dhe kozmonautë tjerë kanë vendosur maska në qendrën e trajnimit jashtë Moskës gjatë kohës që zhvillonin konferencën për shtyp online.
Komentet e tij erdhën pasi Putin e ka lavdëruar fort vaksinën e koronavirusit e cila është zhvilluar në kohë rekorde.Kjo vaksinë është emëruar “Sputnik V”, sipas satelitit të periudhës sovjetike, njëherësh i pari i nisur ndonjëherë në Hapësirë më 1957.
“Në momentin që vaksina testohet dhe vërtetohet besueshmëria e saj, atëherë do të merret vendimi për t’iu rekomanduar kozmonautëve vaksinimin”, ka thënë kozmonauti tjetër, Sergei Kud-Sverchkov.
Insistoi se ky vendim varet nga mjekët që janë përgjegjës për shëndetin e kozmonautëve, përfshirë imunizimin. Rusia ngjalli shqetësime në mesin e shkencëtarëve perëndimorë, kur njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirus është miratuar para se të kryhen të gjitha testimet klinike.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...