Vaksina e turbekulozit na mbron? Mjeku shqiptar në SHBA: Nuk ka bazë shkencore kjo hipotezë - Gazeta Express
string(89) "vaksina-e-turbekulozit-na-mbron-mjeku-shqiptar-ne-shba-nuk-ka-baze-shkencore-kjo-hipoteze"

Vaksina e turbekulozit na mbron? Mjeku shqiptar në SHBA: Nuk ka bazë shkencore kjo hipotezë

Gazeta Express

09/04/2020 22:17

Lidhur me hipotezën e se vendet që kanë bërë vaksinën e turbekulozit janë më të mbrojtura nga infektimi me Covid, mjeku Ariet Gega tha se kjo nuk ka baza shkencore si hipotezë.

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, i u shpreh se kjo hipotezë po studiohet dhe pas disa muajsh do të dilet në rezultate.

Lexo Edhe:

Gega: Kur hidhen hipoteza të tillë duhet të përdoren terma si ndoshta, është e mundur, për mendimin tim, etj., pasi nuk ka asnjë të dhënë dhe asgjë në botën shkencore që vaksina ndaj turbekulozit mbron. Kjo është një hipotezë, e cila po studiohet në Gjermani dhe Australi dhe mbas disa muaj do ta kemi një përgjigje të tillë. I gjithë ky diskutim erdhi pasi SHBA dhe Itali nuk kanë bërë vaksinim nga tuberkulozi dhe janë  shtetet më të prekur nga Covid-19.