Vajza që nuk e deshi flirtin me Elvis Presley – e paditi atë - Gazeta Express
string(58) "vajza-qe-nuk-e-deshi-flirtin-me-elvis-presley-e-paditi-ate"

Arte

Gazeta Express

23/06/2021 1:20

Vajza që nuk e deshi flirtin me Elvis Presley – e paditi atë

Arte

Gazeta Express

23/06/2021 1:20

Elvis Presley ishte adhuruar dhe tërhequr nga miliona gra kudo që kishte shkuar – por një vajzë nga Memphis, vendlindja e tij, nuk ishte impresionuar nga ai dhe e kishte dërguar “Mbretin” në gjykatë

Më 19 qershor 1956, Elvis ishte duke e shijuar një darkë në vendlindje me plot vetbesim. Ai sapo kishte filluar të jetë njëri prej yjeve më të mëdhenj në botë pasi incizoi këngën “Love Me Tender”, por ai ishte ende pa shumë famë dhe mund të shëtitej pa u përcjellur nga dikush. Në fotografitë nga ajo ditë, ai duket i bukur dhe plot gazë, një i ri i artë, idol për të gjithë me një të ardhme të mirë që pritej të ndodhte për të. Por, ai do të mësonte një mësim të madh pasi që sharmi i tij nuk funksiononte tek të gjithë – kështu që jeta e tij do të ndryshonte për të mirë gjithmonë.

Lexo Edhe:

Elvis tashmë kishte bërë një emision në radio dhe ishte i mirëpritur në restorantin Gridiron në qendër të Memphis. Ai ishte aty me të dashurën e tij Barbara Hearn dhe një grup shokësh, përfshirë fotografin Robert Ëilliams dhe kolumnistin Robert Johnson.

Ylli i ri ishte në maje, në formë të mirë kur i ra në sy një vajzë nga vendlindja e tij, 20 vjeçarja Robbie Moore, e cila ishte ulur përballë tij.

Fotografit e publikuara në revistën e fansave “Elvis Presley Speaks” tregojnë yllin që kishte vënë kokën e tij në krahun e Robbiet derisa hante një hamburger, derisa Barbara e shikonte atë. “Elvisi i foli asaj këndshëm kur hyri dhe tha diçka si ‘Si je? Ka kohë që nuk ju kam parë’. Vajza nuk tha asgjë. Elvisi dukej që përpiqej ta bënte atë shoqe. Ai thjesht e ngacmonte dhe argëtohej më të”, kujton më vonë Johnson, transmeton GazetaExppress. .

“Ai hapi çantën e saj, duke e parë dhe ngacmuar me njërin sy, por e ktheu çantën dhe e vuri mbi banak. Ai mori një kafshore nga sandviçi i saj dhe piu një gllënjkë nga qumështi i saj. Kjo ishte e tëra”.

“Ajo ende nuk i përgjigjej dhe Elvisi vendosi kokën e tij në krahun e saj sikur dëshironte t’i thoshte ‘Hajde pra, të bëhemi shokë’. Ai thjesht po vepronte si një çunak”, transmeton këtë ngjarje GazetaExpress.

E tëra tingëllonte si një çunak pa dëm derisa dy muaj më vonë Elvis do të merrte një njoftim se ai ishte paditur për 54500 dollarë (415 000 dollarë në kohën e sotme) për shkelje të privacisë dhe sulm në ushqim.

Robbie Moore e kujton tërë këtë ngjarje shumë më ndryshe. Ajo me siguri nuk ishte shumë e lumtur me fotografitë që ishin bërë dhe me atë çfarë po ndodhte. Duket se asaj nuk i ishte kërkuar leje që të fotografohej – ajo ishte shumë e hidhëruar nga mënyra se si ia mori ai sandviçin.

Në atë kohë, miliona vajza do të ishin të entuziazmuara që ta kenë kaq afër idolin e popit dhe të fotografohen më të, por duket se Robbie ishte njëra prej tyre dhe dëshira e saj nuk ishte marrë në konsideratë.

Tregimi bëri bujë në publik dhe Elvis tha se ata e njohin njëri-tjetrin që disa vite dhe ai “nuk e kishte idenë që ajo ishte objekt i fotografimit”. Rasti u zgjodh në gjykatë dhe ai u dënua me 5500 dollarë, shumë që u pagua nga shtypi.

Sipas një shkrimi të kohës dhe një deklarate të Robbie dhënë “Press-Scimitar” ajo nuk e kishte takuar kurrë Elvisin në Gridiron.

“Ajo dhe një shok i saj porositën sandviç me djathë, kur erdhi ushqimi i saj Presley e hëngri atë të tërin dhe piu qumështin e saj. Ai po ashtu kontrolloi çantën e saj dhe mandej vendosi kokën e tij në krahun e saj, të gjitha këto gjëra ishin fotografuar… Për t’i bërë gjërat me keq, kur Presley u largua ai nuk pagoi për sandviçin dhe qumështin që ajo i kishte porositur. Ajo u detyrua që t’i paguajë vet”.

Edhe pse jo e papritur, Robbie e gjeti veten duke u përballur me një shkelje të privacisë së saj pasi përballej me fansat e zemëruar të Elvisit pasi dëgjuan për rastin në gjykatë. Sipas gazetarit të Press-Scimitar, që kishte intervistuar atë në shtëpinë e saj, ajo kishte pranuar shumë thirrje telefonike nga fansat e zemëruar.

“Si mund të merrni para nga një njeri i madh si Elvisi”, kishte thënë një telefonues, sipas raportit. “Nuk mendoj se ai është aq i madh”, kishte qenë përgjigja e Moore. Ajo po ashtu kishte treguar se i ishte dashur ta ndalte punën në kompaninë telefonike për shkak se bashkëpunëtorët ishin bërë të ashpër dhe e kishin sulmuar atë për shkak të padisë kundër Elvisit.

Elvisi kurrë nuk ka komentuar për këtë rast por ky ishte fillimi i tërheqjes së tij nga “jeta e zakonshme”. Ai filloi ta kuptojë që të gjithë do të reagonin ndaj tij si një yll, pozitivisht apo negativisht dhe filloi që të kërkojë më shumë privaci në shtëpi, ku nuk mund të kishte kontakt me publik.

Më 19 mars, 1957 ai bleu pronën në Graceland dhe rrinte vetëm brenda. Koha kur ai mund të shëtiste në rrugë me shokët dhe të shkonte të hante darkë në ndonjë restorant qyteti kishte përfunduar përgjithmonë. /GazetaExpress/