Vajza që i shpëtoi bombës me të cilën prindërit e saj bënë vetëvrasje - Gazeta Express
string(69) "vajza-qe-i-shpetoi-bombes-me-te-cilen-prinderit-e-saj-bene-vetevrasje"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/08/2021 9:44

Vajza që i shpëtoi bombës me të cilën prindërit e saj bënë vetëvrasje

Sporte tjera

Gazeta Express

25/08/2021 9:44

Haven Shepherd i kishte vetëm 14 muaj kur prindërit e saj, të cilët ishin në një lidhje jashtëmartesore, e lidhën një bombë për trupit të saj dhe e mbanë vajzën e tyre me duar në ajër në një tentim vrasjeje familjare në Vietnam.

Ata besonin se, nëse nuk do të mundë të ishin bashkë, duhej të vdisnin të gjithë së bashku.

Lexo Edhe:

Prindërit vdiqën por vajza i shpëtoi mrekullisht shpërthimit të bombës, megjithëse asaj u desh t’iu amputoheshin të dy këmbët nën gjunjë, si pasojë e lëndimeve të rënda.

18-vjeçarja pritet të debutojë në Lojërat Paralimpike në Tokio, ku do ta përfaqësojë Amerikën në garën e notit.

Pavarësisht të gjithave, ajo nuk mban inat ndaj atyre për tentim vrasjen.

“Është një jetë që s’e kam jetuar kurrë. Nuk e mbaj në mend. Unë i humba vetëm këmbët, kam mundur ta humbisja jetën”, tha Shepherd.

Një jetë e re në Amerikë

Gjashtë muaj pasi i kishte humbur prindërit biologjikë, ajo u birësua nga Shelly dhe Rob Shepherd, një martesë që i dha asaj një familje dhe një mundësi të dytë në Carthage, Missouri.

“Atyre u jam shumë mirënjohës që më shpëtuan. Prindërit e mi ma dhanë botën”, tha ajo.

Shepherd, e cila është edhe modele po ashtu dhe i pëlqen të pikturojë, dëshiron t’i frymëzojë të tjerët.

“Dua t’iu tregoj njerëzve që personat me nevoja të veçanta janë njëlloj si të gjithë të tjerët. Në jetë duhet të kërkosh pozitivitet gjithmonë. Pranojini gjërat që nuk mund t’i ndryshoni dhe ndryshoni gjërat që keni mundësi t’i ndryshoni”, shtoi ajo. /Gazeta Express/