Vajza nga India bëri një laptop prej kartoni kur tezja e saj refuzoi t’ia jepte pajisjen elektronike
Fun
Gazeta Express
04/10/2023 12:51
Se fëmijët
janë kureshtarë dhe kanë potencial të pakufizuar kreativiteti e dëshmon më së
miri një vajzë nga India, e cila bëri një laptop prej kartoni kur tezja e saj
refuzoi t’ia jepte pajisjen e saj elektronike.
Ishte vetë tezja
e saj, Neha që tregoi përmes rrjetit social X për këtë, duke publikuar imazhe
të mbesës me laptopin e improvizuar, transmeton Telegrafi.
“Mbesa ime më
kërkoi laptopin dhe unë i thashë jo, kështu shpenzoi 3 orë duke bërë laptopin e
saj”, ka shkruar ajo duke bashkangjitur dy imazhe.
Imazhi i parë
tregonte në përgjithësi një karton në formën prej laptopi me të gjitha veçoritë
të vizatuara. Në imazhin e dytë, vajza e vogël shihet duke punuar në ‘laptopin’
e saj të ri.