Vajza humb 20 të afërm nga tërmeti: Kur i gjeta ishin të gjithë me pizhame - Gazeta Express
string(73) "vajza-humb-20-te-aferm-nga-termeti-kur-i-gjeta-ishin-te-gjithe-me-pizhame"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 14:01

Vajza humb 20 të afërm nga tërmeti: Kur i gjeta ishin të gjithë me pizhame

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 14:01

Të hënën në mëngjes, një tërmet 7.8 ballë goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë dhe la pas deri tani mbi 15 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Historia më prekëse është e studentes së mjekësisë, Aylin Pulat e cila pasi nuk mundi të komunikonte me anëtarët e familjes së saj, vendosi që të shkojë drejt vendit të ngjarjes për të kërkuar familjarët e saj.

Lexo Edhe:

Studentja jeton në Mugla, më shumë se 1000 km larg nga shtëpia e saj e fëmijërisë në Adiyaman dhe pasi të afërmit nuk po i përgjigjeshin, shkoi në vendin e lindjes, pra udhëtoi katër orë me autobus, dy orë me avion dhe dy orë të tjera me makinë, por 20 të afërm kanë vdekur dhe se gjallë kishte vetëm prindërit bashkë me motrat dhe vëllezërit.

“Kur i gjeta, të gjithë ishin të veshur me pizhame dhe kështu e kuptova që kishin dalë vetëm me rrobat e trupit. Njerëzit thjesht presin të pafuqishëm për të arritur tek të dashurit e tyre nën rrënoja. Ne kemi nevojë për mbështetje këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, tha studentja.