string(121) "vajza-e-salih-mustafes-diplomon-ne-fakultetin-e-mjekesise-murati-dhurata-me-e-mire-per-babin-ne-hage-per-diten-e-clirimit"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 14:35

Vajza e Salih Mustafës diplomon në Fakultetin e Mjekësisë, Murati: Dhurata më e mirë për babin në Hagë për Ditën e Çlirimit

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 14:35

Vajza e Salih Mustafës, Buna, ka diplomuar sot.

Diplomimi i saj rastis edheme Ditën e Çlirimit, përderisa babai i Bunës, vazhdon përballjen me drejtësinë e Gjykatës Speicale.

Lajmin e ka bërë të ditur Valon Murati.

Postimi i plotë:

Dhurata më e mirë për babin në Hagë për Ditën e Çlirimit!

Buna Mustafa, studentja e shkëlqyeshme e vajza shembullore sot nën mentorimin e Aurora Bakalli mbrojti temën e diplomës në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së me një punim që u vlerësua lartë nga Komisioni dhe që dëshmon se ky është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë të suksesshme që e pretë përpara.

Buna është vajza e shokut tonë të dashur Sali Mustafës – Calit, komandanit të Guerilës së Prishtinës të UÇK-së – BIA. Me diplomimin e sotëm Buna ia bëri babit në Hagë dhuratën më të çmuar për Ditën e Çlirimit. Natyrisht i bëri krenar edhe mamin, vëllain, familjarët e tjerë dhe gjithë ne shokëve.

Urime Calit e shokëve të tij edhe diplomimi i Bunës e edhe Dita e Çlirimit.