Vajza e Paltrow shkon në kolegj – aktorja vazhdon të jetë e mërzitur - Gazeta Express
string(66) "vajza-e-paltrow-shkon-ne-kolegj-aktorja-vazhdon-te-jete-e-merzitur"

Yjet

Gazeta Express

20/10/2022 20:18

Vajza e Paltrow shkon në kolegj – aktorja vazhdon të jetë e mërzitur

Yjet

Gazeta Express

20/10/2022 20:18

Vajza e aktores Gwyneth Paltrow (50), Apple tashmë ka shkuar në kolegj. Aktorja ka treguar se vajza e saj 18 vjeçare nuk është më në folenë e saj dhe se ajo ka filluar arsimin e lartë… teksa në shtëpi ende është djali i saj, Moses

Themeluesja e kompanisë GOOP, ka treguar se vajza e saj e vogël tashmë është rritur dhe ka filluar edukimin e lartë.

Lexo Edhe:

50 vjeçarja ka treguar se Apple Martin (18 vjeç) ka filluar kolegjin në muajin shtator. “Vajza ime ka shkuar në kolegj këtë vjesht”, ka filluar postimin e saj bukuroshja bionde.

Gwyneth nuk ka treguar emrin e shkollës që është duke e vijuar vajza tinejxherë e saj.

Ajo po ashtu ka thënë se ajo ende e ka të vështirë emocionalisht që t’iu thotë lamtumirë Apple.

“Ishte e tmerrshme! Ishte më të vërtetë e tmerrshme”, tha ajo. “Isha e sëmurë dhe lukthi me përzihej”, ka thënë ylli i Sliding Doors që po ashtu ka shtuar se edhe ajo ishte “afër për të shpërthyer në vaj”.

Ajo “është duke u mësuar gjithnjë e më shumë dhe tani është më e lehtësuar dhe e lumtur”.

Ekspertja edhe e stilit të jetës ka thënë që ajo ka shkuar për t’ia bërë një vizitë prindërore në vikend e ku vajza është kthyer në shtëpi.

“Apple është kthyer në shtëpi për pushimet e tetorit vikendin e kaluar. Ishte e mahnitshme”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/