string(130) "vajza-e-bujar-bukoshit-deri-ne-fund-te-jetes-na-tregoi-se-te-luftosh-per-te-jetuar-do-te-thote-te-jetosh-si-njeri-i-lire-ne-mendje"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 9:54

Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se të luftosh për të jetuar do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 9:54

Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bujar Bukoshi, foli për dimensionin njerëzor të babait të saj, i cili vdiq të martën në moshën 78-vjeçare.

Ajo tha se doktori kirurg, si baba, bashkëshort dhe si gjysh, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejt dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin tonë”.

“Po aq ishte mbështetës, plot dashuri dhe me humor kur ishte te ne në shtëpi”, tha ajo.

Shota Bukoshi tha se vitet e fundit, kur ish-kryeministri po përballej me një sëmundje të rëndë, njohën një tjetër dimension të tij.

“Në vitet e fundit kur ai u përball me një sëmundje të rëndë, ne njohëm edhe një baba tjetër: luftëtarin që sfidonte sëmundjen me të njëjtën vendosmëri me të cilën përballonte vështirësitë që i sillte politika. Deri në fund të jetës së tij, ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje dhe të mos tërhiqesh përballë asnjë pengese”.

Ajo i falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan Bukoshin dhe familjen e tij në këto kohë.

“Në dhimbjen tonë, është një ngushëllim i madh të shohim se vepra e tij dhe kontributi i tij po vlerësohen”, tha Shota Bukoshi.