Vajza e Bedri Hamzës: Babi e ka hapur dhe mbyllur çdo derë me dinjitet, njëjtë do ta hapë edhe Zyrën e Kryeministrit - Gazeta Express
string(114) "vajza-e-bedri-hamzes-babi-e-ka-hapur-dhe-mbyllur-cdo-dere-me-dinjitet-njejte-do-ta-hape-edhe-zyren-e-kryeministrit"

Vajza e Bedri Hamzës: Babi e ka hapur dhe mbyllur çdo derë me dinjitet, njëjtë do ta hapë edhe Zyrën e Kryeministrit

Lajme

Gazeta Express

02/11/2024 18:38

Vajza e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, Doruntina, ka sjellur një rrëfim familjar para të pranishmëve në Konventën e PDK-së që po mbahet aktualisht.

Doruntina Hamza ka rikujtuar edhe këshillën që babai i saj ia kishte dhënë në ditën e parë të saj të punës.

Lexo Edhe:

“Nuk duhet me e mendu derën e zyrës veç kur ki me hy. Duhet me e mendu edhe kur ki me dalë dhe me e mbyll atë derë, me e ditë çka po len pas”.

“Nëse atë ditë kjo fjali nuk e ka pas peshën si sot, me kohë e kam kuptu peshën që mban. Gjithmonë, çdo derë të zyrave që e ka hapur dhe mbyllur, babi e ka hapur dhe mbyllur me nder, me integritet e dinjitet. Si familje e tij jemi të bindur që njëjtë do ta hapë edhe derën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Doruntina Hamza.

Më tej, vajza e madhe e kandidatit të PDK-së për Kryeministër ka shtuar se Bedri Hamza është i përkushtuar në çdo punë që bën, njëjtë si për familjen.

Ajo zbuloi edhe debatet e Hamzës për futboll me djalin e tij, Ensarin, kur në ekran është El Classico.

“Shumë nga ju e keni parë Bedri Hamzën të flas për përkrahjen për sportin dhe ndërtimet e stadiumeve, por jo të gjithë e keni parë në debatet e tij të pafundme me Ensarin kur në ekran është El Classico e duhet të dëgjojmë me orë debat e statistika se a osht ma i mirë Real Madridi apo Barcelona, a është ma i miri në historinë e futbollit, Cristiano a Messi? Deri sot kurrë s’jone pajtu për këtë temë!”, tha ajo.

Vajza e Bedri Hamzës ka folur edhe për bisedat e gjata në familjen e tyre.

“Me gjithë dinamikën e punës, në familjen tonë asnjë vikend nuk mungon kafja e mëngjesit e babit me nanen dhe bisedat e tyre të gjata për jetën, të cilat duket që asnjëherë nuk bëhen të tepërta edhe pas 32 viteve të tyre martesë. Apo një diskutim për Inteligjencën Artificiale me Djellzën ose të qeshurat pa fund që na i sjell ajo me humorin dhe harenë e saj të veçantë. Babin e kam parë që edhe në lodhjet ma kulmore, duke bërë kilometra që të kthehej qoftë edhe për pak minuta në oborrin e nanës Rabë, nën hijen e arrës e të çmallej me të, sa ajo ishte gjallë”, ka thënë ajo.

Konventa e PDK-së po vazhdon dhe tani edhe pak pritet të flas edhe vetë Bedri Hamza.