Vajza e 77-vjeçarit që u ndalua nga Serbia kërkesë urgjente shtetit: Ndërhyni për lirimin e tij, jemi të tronditur - Gazeta Express
string(112) "vajza-e-77-vjecarit-qe-u-ndalua-nga-serbia-kerkese-urgjente-shtetit-nderhyni-per-lirimin-e-tij-jemi-te-tronditur"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 17:25

Vajza e 77-vjeçarit që u ndalua nga Serbia kërkesë urgjente shtetit: Ndërhyni për lirimin e tij, jemi të tronditur

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 17:25

Vajza e shtetasit të Kosovës, me inicialet H.H., i cili prej 77 ditësh po mbahet nën akuzë për krime lufte nga autoritetet serbe, ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e Kosovës.

Në një letër zyrtare për Klan Kosova, Anita Haziri ka apeluar urgjentisht për reagim institucional, duke thënë se babai i saj, 77-vjeçar, po mbahet në kushte jo humane dhe pa asnjë provë konkrete ndaj tij.

Ajo theksoi  po ashtu se babai i saj ndodhet në gjendje të brishtë shëndetësore.

Letra e plotë:

Lënda: Kërkesë urgjente për ndërhyrje institucionale lidhur me ndalimin e shtetasit të Kosovës, H.H., i cili ka 77 ditë në mbajtje nga autoritetet serbe I nderuar/ e nderuar, Unë, Anita Haziri,vajza e shtetasit të Kosovës H.H. (i lindur në vitin 1948), po ju drejtohem me këtë lutje të sinqertë dhe urgjente që institucionet e Republikës së Kosovës të ndërhyjnë sa më shpejt lidhur me situatën dramatike të babait tim, i cili tashmë 77 ditë po mbahet i ndaluar nga autoritetet serbe në Merdar, nën akuza të pabazuara për “krime lufte”.

Baba im është njeri i moshuar, 77 vjeçar, me gjendje të brishtë shëndetësore dhe gjatë gjithë jetës së tij ka qenë qytetar i qetë, familjar, pa asnjë të kaluar kriminale.

Arrestimi i tij ka tronditur gjithë familjen tonë dhe ka shkaktuar dhimbje të madhe psikologjike dhe emocionale.

Ne po jetojmë në pasiguri të plotë dhe frikë për shëndetin e tij, sepse ai po mbahet në një mjedis ku as nuk ka siguri, as trajtim adekuat mjekësor, dhe ku mund të përballet me presione të ndryshme psikologjike dhe fizike.

Të kërkoni zyrtarisht nga Serbia:

• Lirimin e menjëhershëm të tij, ose të paktën

Transferimin e rastit tek autoritetet e Kosovës sipas Marrëveshjes së Drejtësisë të vitit 2015, e cila pikërisht parasheh që rastet e dyshuara për krime lufte të zhvillohen në gjykatat e Kosovës kur i dyshuari është shtetas kosovar. Arsyetimi juridik dhe human:

Ai është arrestuar pa prova konkrete.

Nuk ka asnjë rrezik arratisjeje (ka familje, adresë dhe është i moshuar).

Mosha e tij dhe gjendja shëndetësore e bëjnë mbajtjen për 77 ditë të papranueshme dhe jo humane.

Vazhdimi i kësaj mbajtjeje paraqet rrezik real për jetën dhe dinjitetin e tij.

Ju lus që të përdorni të gjitha mundësitë ligjore, diplomatike dhe institucionale që babai im të kthehet sa më shpejt në Kosovë pranë familjes së tij. Familja jonë po jeton ditë të vështira dhe çdo orë që kalon është e rëndë për ne. Ju kërkojmë mbështetje, zë dhe veprim.