Combs, 55 vjeç, u arrestua më 16 shtator 2024, pasi u akuzua për një sërë krimesh
Sean “Diddy” Combs, a.k.a P.Diddy kishte me vete vaj bebi, ketaminë rozë dhe 9,000 dollarë para cash kur u arrestua në një hotel në New York në shtator të vitit të kaluar.
Sipas fotove të marra nga kamerat e hotelit “Park Hyatt”, autoritetet kishin gjetur shishe të përmasave të ndryshme të vajit të bebit, lubrifikantë, një çantë me para dhe 2 qese të tejdukshme me ketaminë rozë dhe MDMA.
Njëra nga qeset e tejdukshme, pas ekzaminimeve që u bënë nga hetuesit, doli pozitive për testin e ketaminës, ndërsa tjetra ishte përzierje mes ketaminës dhe MDMA. Autoritetet gjetën gjithashtu një shishe recete për klonazepam me emrin Frank Black, një pseudonim që Combs përdorte, sipas dëshmisë së ish-të dashurës së tij, Casandra Ventura, e njohur si Cassie.
Combs, 55 vjeç, u arrestua më 16 shtator 2024, pasi u akuzua për një sërë krimesh, të cilat përfshijnë shantazh, përdhunim dhe përfshirje në një rrjet prostitucioni. Reperi ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ka mohuar çdo akuzë.
Gjyqi ndaj reperit ka nisur këtë muaj dhe në të ka dëshmuar për disa ditë radhazi Cassie, e cila ka treguar mbi “freak-offs”, festa që përfshinin seks dhe drogë me zhigolo. Cassie ka rrëfyer për abuzime të shumta, dhunë dhe përdhunim gjatë marrëdhënies 11-vjeçare me reperin.