Uzuni starton kundër Barcelonës - Gazeta Express
string(31) "uzuni-starton-kunder-barcelones"

Uzuni starton kundër Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 19:52

Barcelona ka udhëtuar sonte në Hungari ku në Puskas Arena do të përballet me skuadrën kampione të Hungarisë, Ferencevaros

Barcelona tashmë e ka përfunduar sagën e kualifikimit në 1/8 e finalës së Kampionëve, me fitoren që e arriti kundër Dynamo Kiev javën e kaluar.

Lexo Edhe:

Nga katër ndeshje, nënkampioni i Spanjës ka katër fitore dhe 12 pikë.

Ashtu si është pritur, Koeman nuk e ka ftuar për këtë ndeshje fare sulmuesin Lionel Messi, të cilin e ka pushuar.

Në vend të tij sulmit sot i prin Braithwaite i cili pas vetes do të këtë Dembele, Griezmann dhe Trincao.

Myrto Uzuni ka startuar sonte për skuadrën hungareze ku ai për herë të parë do të përballet me këtë skuadër.

Në ndeshjen e fundit, Uzuni kishte shënuar gol kundër Juventusit.

Ferencevaros është në vendin e fundit me një pikë bashkë me Dinamo Kievin, me të cilën skuadër pritet që të luftojë për vendin e tretë, vend që dërgon në Europa Ligë. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Ferencevaros

Barcelona