Uzairi nga ASH: Po mbroni kazinot në vend që t’i mbyllni - Gazeta Express
string(54) "uzairi-nga-ash-po-mbroni-kazinot-ne-vend-qe-ti-mbyllni"

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 14:46

Uzairi nga ASH: Po mbroni kazinot në vend që t’i mbyllni

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 14:46

Sekretari organizafivi i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për heshtje të qëllimshme dhe tolerim të industrisë së lojërave të fatit, e cila, sipas tij, po shkatërron të rinjtë dhe familjet shqiptare.

“VLEN po mbyll sytë para një plage që po shkatërron familjet shqiptare… lojërat e fatit! Ndërsa të rinjtë po fundosën në borxhe dhe varfëri, VLEN hesht… apo edhe më keq, i mbron interesat e atyre që pasurohen mbi shpresat e të mjerëve,” deklaroi Uzairi.

Ai shtoi se kjo sjellje nuk ka të bëjë aspak me idealin e ndryshimit që VLEN pretendon ta përfaqësojë:

“Ky nuk është ndryshim, kjo është shitje morale. Nëse nuk keni guxim të ndalni këtë të keqe, të paktën mos e mashtroni popullin me fjalën ‘ndryshim’,” përfundoi Uzairi.

Deklarata vjen në një moment kur shqetësimet për përhapjen e kazinove dhe bastoreve sportive, sidomos në zonat me shumicë shqiptare, janë në rritje, ndërsa institucionet heshtin. Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se do të vijojë me presion publik dhe institucional për ta ndalur këtë fenomen.