Ushtrimet për t’u zgjuar: Vetëm 30 minuta deri te linjat perfektë - Gazeta Express
string(63) "ushtrimet-per-tu-zgjuar-vetem-30-minuta-deri-te-linjat-perfekte"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/03/2024 19:36

Ushtrimet për t’u zgjuar: Vetëm 30 minuta deri te linjat perfektë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/03/2024 19:36

Me ndihmën e ushtrimeve të lehta dhe të shkurtra mund të gjallëroni gjithë trupin, të shpejtoni punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut në orët e mëngjesit dhe të zgjoheni pa pirë kafe të forta!

Këto ushtrime janë të mjaft dinamike që për gjysmë ore ushtrime, nuk do ta vëreni se sa vërtet jeni lodhur, dhe sërish mjaft të përshtatshme dhe do të mund t’i bëni edhe në orët e mëngjesit, kur me siguri nuk keni edhe energji të mjaftueshme.

Lexo Edhe:

Me ushtrime kardio dhe të lehta të cilat do të përmirësojnë tonusin e trupit tuaj është mirë t’i filloni së paku disa ditë në javë.

Para ushtrimit patjetër hani kafjall të lehtë, por të pasur me nutrienë nga opsionet e shëndetshme të karbohidrateve në mënyrë që të fitoni energji, por me atë rast të mos e ngarkoni tepër metabolizmin tuaj, transmeton Telegrafi.

‘Smoothie’ e përbërë nga pemët, qumështi i tërshërës dhe i farave chia, krepa të lehta të shëndetshme apo drithëra të bëra nga kombinimi i drithërave të shëndetshme dhe të ëmbëlsuara me pak mjaltë janë vetëm disa ndër variantet e kafjallit të cilat na tingëllojnë si propozime të shkëlqyeshme.

Shikojeni videot, të cilat janë ideale për gjallërim të trupit…