Ushtrime të syve për të përmirësuar shikimin tuaj - Gazeta Express
string(49) "ushtrime-te-syve-per-te-permiresuar-shikimin-tuaj"

Gazeta Express

04/05/2020 23:12

Ushtrime të syve për të përmirësuar shikimin tuaj

Gazeta Express

04/05/2020 23:12

Ushtrimi i syve është një nga gjërat më të thjeshta, të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon shumë në përmirësimin e shikimit. Në këtë artikull do të gjeni disa ushtrime vetëm për pak minuta që do t’iu përmirësojnë shikimin.

Tashmë që jeni në shtëpi dilni në ballkon dhe praktikoni këto ushtrime për sytë tuaj.

Lexo Edhe:

Mbyllni dhe hapni sytë për dy minuta. Ky ushtrim ndihmon për të rregulluar qarkullimin e gjakut brenda syve tuaj.

Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.

Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.