Ushtria ukrainase zbulon sa trupa ia ka vrarë Rusisë - Gazeta Express
string(52) "ushtria-ukrainase-zbulon-sa-trupa-ia-ka-vrare-rusise"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 15:53

Ushtria ukrainase zbulon sa trupa ia ka vrarë Rusisë

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 15:53

Ushtria ukrainase ka vrarë afër 27,200 trupa ruse që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë që filloi më 24 shkurt.

Stafi Gjeneral i Forcave të Armatosura të Ukrainës i bëri publike këto shifra në llogarinë zyrtare në Facebook, shkruan mediumi ukrainas Ukrinform.net, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Midis 24 shkurtit dhe 14 majit, armiku humbi gjithashtu 1218 tanke, 2934 automjete luftarake të blinduara, 551 sisteme artilerie, 195 sisteme raketash të shumëfishta, 88 sisteme luftarake kundërajrore, 200 avionë, 163 helikopterë, 2059 automjete motorike dhe karburant”, raportoi ushtria ukrainase.

Sipas deklaratës zyrtare ukrainase, humbjet më të mëdha ruse janë regjistruar në ditët e fundit në drejtimet e Sloviansk dhe Bakhmut.

Megjithatë, Rusia jep shifra të tjera më të vogla për humbjet në Ukrainë.