Dy operativë të Hamasit, të armatosur me një granatë dore dhe një armë tjetër zjarri, të cilët po u afroheshin trupave izraelite të Brigadës “Kfir” në Qytetin Gaza, u vranë përmes një sulmi me dron, tha ushtria izraelite, duke publikuar pamje të rastit.
Sipas ushtrisë izraelite, gjatë kontrollimit të zonës nga ushtarët izraelitë përmes një droni, dy operativët e Hamasit u panë duke iu afruar trupave. Ushtarët më pas angazhuan një dron të tipit “Hermes 450” të Forcës Ajrore për t’i goditur operativët, raporton gazeta “The Times of Israel”.