Ushtria izraelite thotë se ka ndalur 99% të më shumë se 300 raketave të gjuajtura nga Irani - Gazeta Express
string(90) "ushtria-izraelite-thote-se-ka-ndalur-99-te-me-shume-se-300-raketave-te-gjuajtura-nga-irani"

Ushtria izraelite thotë se ka ndalur 99% të më shumë se 300 raketave të gjuajtura nga Irani

Lajme

Gazeta Express

14/04/2024 9:43

Vetëm “një numër i vogël” raketash balistike ka arritur  në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

Pjesa tjerër e raketave ballistike, të gjitha raketat kryqëzuese dhe të gjithë dronët janë ndalur përpara se të arrinin në territorin izraelit, shtoi ai.

Lexo Edhe:

Rreth 170 dronë, më shumë se 30 raketa kryqëzore dhe më shumë se 120 raketa balistike u lëshuan në Izrael nga Irani, tha ai, shumica dërrmuese janë kapura nga Forcat Ajrore izraelite dhe “partnerët” izraelitë.

Raketat balistike që arritën në Izrael ranë në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor, tha Hagari, duke shtuar se ato shkaktuan vetëm dëmtime të lehta strukturore. Baza po funksiononte dhe po vazhdonte operacionet e saj pas sulmit, me avionë që vazhdonin ta përdornin bazën, shtoi ai.

Ndryshe, ushtria izraelite tha se ka punuar ngushtë me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën gjatë sulmit të Iranit

“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë,” tha Hagari.