Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamje që tregojnë avionë luftarakë izraelitë që ngrihen në orët e para të mëngjesit për të sulmuar objektiva në Iran, si dhe uljen e tyre pas sulmeve.
Ushtria kishte thënë më parë se rreth 200 avionë morën pjesë në sulm, duke lëshuar më shumë se 330 raketa në mbi 100 objektiva në të gjithë Iranin.
Sipas raporteve fillestare, forcat izraelite kryen sulme në objektin bërthamor të Iranit në Natanz, 225 kilometra në jug të Teheranit, i cili është çelësi i programit të pasurimit të uraniumit të Iranit.
The IDF releases footage showing Israeli Air Force fighter jets heading out for the strikes in Iran this morning, as well as landing following the attacks. pic.twitter.com/1xbif5i8gK
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) June 13, 2025
Televizioni shtetëror iranian raportoi se raketat izraelite goditën gjithashtu selinë e Gardës Revolucionare në Teheran, si dhe disa vende të tjera në kryeqytetin iranian, duke përfshirë ndërtesa banimi.
Sipas raporteve të medias shtetërore iraniane, sulmet thuhet se vranë Komandantin e Gardës Revolucionare Iraniane Hossein Salami dhe ish-kreun e Organizatës së Energjisë Atomike Fereydoon Abbasi.
Netanyahu tha se “sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për sigurinë e popullit izraelit”.