Ushtria izraelite po vazhdon të sulmojë Iranin pas bombave amerikane që goditën tre lokacione bërthamore.
Forca ajrore e vendit thotë se më herët sot 30 avionë luftarakë “sulmuan dhjetëra objektiva ushtarake në të gjithë Iranin, duke përdorur më shumë se 60 municione”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
I pari në valën e sulmeve shënjestroi një “seli strategjike raketash në rajonin e Yazdit”, thonë ata, përpara se të shtojnë se “lokacione ushtarake” u sulmuan në Isfahan, Bushehr dhe Ahvaz.
Si kujtesë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth thotë se SHBA-të “shkatërruan programin bërthamor iranian” në sulmet e kryera gjatë natës në tre lokacione – Fordo, Natanz dhe Isfahan.