Ushtria amerikane njoftoi mbrëmjen e sotme se ka goditur një mjet lundrues që transportonte lëndë narkotike në rajonin e Karaibeve duke vrarë tre persona. Ngjarja është një nga incidentet e përsëritura muajt e fundit në këtë zonë.
Në një postim në platformën X ushtria deklaroi se anija ishte e përfshirë në “operacione të trafikut të drogës”.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka theksuar vazhdimisht sukseset në operacionet kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik narkotikësh në Karaibe.
Megjithatë, agjencia e lajmeve Reuters sqaroi se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e ushtrisë lidhur me aktivitetin e anijes. /Panorama