Ushtari i FSK-së surprizon të dashurën me një propozim romantik martese në Prishtinë - Gazeta Express
string(84) "ushtari-i-fsk-se-surprizon-te-dashuren-me-nje-propozim-romantik-martese-ne-prishtine"

Rozë

Gazeta Express

04/09/2025 10:14

Ushtari i FSK-së surprizon të dashurën me një propozim romantik martese në Prishtinë

Rozë

Gazeta Express

04/09/2025 10:14

Një skenë e veçantë romantike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Atdhe Aliu, ka vendosur që përvjetorin e dashurisë me partneren e tij ta shënojë me një propozim martese që do të mbahet mend gjatë.

Ngjarja ndodhi në katin e sipërm të parkingut afër QKUK-së, ku Atdheu i kishte thënë të dashurës se do të kalonin një mbrëmje të qetë vetëm për të dy, duke shijuar pamjen e qytetit.

Por surpriza e vërtetë filloi kur aty mbërritën tri vetura dhe nga njëra u hap bagazhi ku shkëlqente mbishkrimi “Be my wife” (Bëhu gruaja ime).

Spektaklin e mbrëmjes e plotësuan fishekzjarrët, ndërsa përgjigjja e vajzës ishte një “PO” e madhe e mbushur me emocion.

Ky gjest i Atdhe Aliut tregon se ushtarët e FSK-së, përveç forcës e guximit për të mbrojtur atdheun, dinë të jenë të fortë edhe në shprehjen e dashurisë së tyre në mënyrat më të bukura e romantike.