Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: Kam lindur në Itali, por jam arbëresh - Gazeta Express
string(80) "ushtari-arberesh-surprizon-me-shqipen-e-tij-kam-lindur-ne-itali-por-jam-arberesh"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 13:36

Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: Kam lindur në Itali, por jam arbëresh

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 13:36

Një takim i veçantë mes fotografit shqiptar Arbiol Simoni dhe një ushtari italian me origjinë arbëreshe është bërë viral në rrjetet sociale, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që arbëreshët vazhdojnë të kenë me gjuhën dhe traditat shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Teksa Simoni po fotografonte disa ushtarë, një prej tyre iu afrua dhe e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke e surprizuar me shqiptimin e tij të rrjedhshëm.

“Unë jam arbëresh. Ti u ke bërë fotografi disa shokëve të mi, a do të na bësh edhe neve të dyve?”, i tha ushtari.

I habitur nga shqipja e tij, Simoni e pyeti se sa vite kishte jetuar në Itali.

“Kam lindur këtu, jam arbëresh”, ishte përgjigjja e ushtarit.

Ai tregoi se jeton në një fshat arbëresh në Itali, ku komuniteti vazhdon të ruajë me përkushtim gjuhën shqipe, këngët dhe veshjet tradicionale të trashëguara ndër breza.

“Ne kemi gjuhën tonë, këngët tona dhe veshjet tona”, u shpreh ai, duke theksuar krenarinë për identitetin dhe prejardhjen e tij shqiptare.

Në përfundim të takimit, Arbiol Simoni realizoi një fotografi kujtim me ushtarin arbëresh dhe shokët e tij, ndërsa ua dhuroi menjëherë fotografitë, duke e mbyllur momentin me buzëqeshje dhe emocione pozitive. 

VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement