Ushtarët ukrainas marrin pozicionet në qytetin Mariupol afër rajoneve seperatiste - Gazeta Express
string(81) "ushtaret-ukrainas-marrin-pozicionet-ne-qytetin-mariupol-afer-rajoneve-seperatiste"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2022 10:33

Ushtarët ukrainas marrin pozicionet në qytetin Mariupol afër rajoneve seperatiste

Lajme

Gazeta Express

24/02/2022 10:33

Ushtarët ukrainas janë parë duke marrë pozicionet në qytetin Mauripol që ka dalje në detin Azov afër rajoneve seperatiste, raporton ABCNews, transmeton Gazeta Express.

Një video-incizim i publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të medias amerikane shfaq ushtarët ukrainas të pozicionuar në pozicionet luftarake.

Presidenti rus Vladimir Putin në orët e para të mëngjesit urdhëroi nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë. Raportimet e para të mediave botërore njoftojnë për qindra persona të vrarë. Ndërsa në adresimin e tij Putin tha se Rusia nuk ka qëllim të pushtojë Ukrainën, dhe se përgjegjësia, nëse do të ketë gjakderdhje, i takon “regjimit ukrainas”. Fuqitë botërore kanë dënuar veprimin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kanë kërkuar që Putin ta ndalojë sulmin menjeherë. Krah Rusisë u rreshtua aleati i saj, Bellorusia. Nga Ukraina vijnë pamje të trishtueshme të refugjatëve të parë.

Sulmi, që si cak kishte fillimisht bazat ushtarake, ka lënë pasoja të mëdha në orët e para të mëngjesit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë anipse njoftoi se në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement