Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në kufirin me Serbinë - Gazeta Express
string(60) "ushtaret-polake-te-kfor-it-patrullojne-ne-kufirin-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 14:44

Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në kufirin me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 14:44

Ushtarët polakë të KFOR-it të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) kryen “një patrullë zbulimi” përgjatë kufirit me Serbinë në veri të vendit.

“Patrullime të tilla, të kryera në mënyrë të paanshme dhe rutinore, janë esenciale për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-E-së”, tha KFOR në njoftim.

Për këto patrullime, KFOR tha se luajnë një rol vital në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në rajon.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Europian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.