Ushtarët letonezë të KFOR'it patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(69) "ushtaret-letoneze-te-kforit-patrullojne-pergjate-kufirit-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 14:27

Ushtarët letonezë të KFOR’it patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 14:27

Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të KFOR’it kanë zhvilluar patrulla të rregullta përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, njoftoi misioni i NATO’s.

“Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement