Ushtarët koreanoveriorë të zënë rob thonë se u “mashtruan”, rusët iu thanë se ata do të zhvillonin “trajnime” - Gazeta Express
string(104) "ushtaret-koreanoveriore-te-zene-rob-thone-se-u-mashtruan-ruset-iu-thane-se-ata-do-te-zhvillonin-trajnime"

Ushtarët koreanoveriorë të zënë rob thonë se u “mashtruan”, rusët iu thanë se ata do të zhvillonin “trajnime”

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 7:30

Ushtria ukrainase ka publikuar video të një ushtari të kapur nga Koreja e Veriut, i cili tha se ishte mashtruar lidhur me luftimet kundër Ukrainës.

Ushtari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, deklaroi se rusët i thanë njësisë së tij se ata do të zhvillonin “trajnime”.

Lexo Edhe:

Ushtria ukrainase tha se ushtari ishte në grupin e ushtarëve të Koresë së Veriut që u kapën në rajonin rus të Kurskut, të cilin Ukraina që disa muaj e ka zaptuar.