string(89) "ushtaret-amerikane-te-kfor-it-zhvillojne-stervitje-me-ekipet-e-kerkim-shpetimit-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 22:59

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 22:59

Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore në bashkëpunim me Asociacionin e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

Kjo stërvitje synon të forcojë partneritetin me elementët e reagimit emergjent në Kosovë, të cilët janë thelbësorë për suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it.

Bashkëpunime të tilla kanë ndikim afatgjatë në mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.