Ushtarët amerikanë do të realizojnë stërvitje ajrore në Polac - Gazeta Express
string(61) "ushtaret-amerikane-do-te-realizojne-stervitje-ajrore-ne-polac"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2023 14:28

Ushtarët amerikanë do të realizojnë stërvitje ajrore në Polac

Lajme

Gazeta Express

21/08/2023 14:28

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë do të zhvillojnë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit në Komunën e Mitrovicës Jugore.

Në njoftim, është thënë se për shkak të sigurisë rruga ngjitur në zonën e stërvitjes do të ndërprehet gjatë gjithë aktivitetit stërvitor.

“Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit, në komunën e Mitrovicës Jugore”, thuhet në njoftim.

“Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA” dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike të referuara tek njësitë ajrore”.

“Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, trafiku në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes, parashikohet të ndalet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement