Ushtarë të Maqedonisë së Veriut patrullojnë në Pejë, KFOR-i: Aktivitet thelbësor - Gazeta Express
string(78) "ushtare-te-maqedonise-se-veriut-patrullojne-ne-peje-kfor-i-aktivitet-thelbesor"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 10:48

Ushtarë të Maqedonisë së Veriut patrullojnë në Pejë, KFOR-i: Aktivitet thelbësor

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 10:48

Ushtarët nga Maqedonia e Veriut, që shërbejnë nën Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it po kontribuojnë në stabilitetin rajonal përmes patrullimeve të rregullta në komunën e Pejës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s, duke publikuar një video në Facebook.

“Patrullimi mbetet një aktivitet thelbësor për trupat e KFOR-it, i kryer me transparencë dhe paanshmëri. Prania e tyre e vazhdueshme në terren ndihmon në monitorimin e situatës së sigurisë, në nxitjen e besimit mes komuniteteve lokale dhe në mbështetjen e një ambienti të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR përsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR thekson gjithashtu, si zakonisht, se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.