Gjëndra tiroide, një gjëndër e vogël e vendosur në pjesën e përparme të qafës, luan një rol vendimtar në rregullimin e metabolizmit, rritjen dhe zhvillimin.
Fatkeqësisht, shumë njerëz vuajnë nga problemet e tiroides, si hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.
Për fat të mirë, ka ushqime që mund të mbështesin funksionin e tiroides dhe të nxisin mirëqenien e përgjithshme.
Algat – Nëse vuani nga hipotiroidizmi, algat e detit janë një aleat i shkëlqyeshëm sepse janë ushqime natyrale të pasura me jod, një element i nevojshëm për funksionimin normal të tiroides.
Arra të kripura – Një tjetër ushqim që mund të ndihmojë tiroidet janë arrat. Arrat braziliane, arrat makadamia dhe lajthitë janë burime të mira të selenit, i cili ndihmon në mbështetjen e funksionit të shëndetshëm të tiroides.
Peshku – E njëjta gjë vlen edhe për peshkun, i cili është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe selen, të cilat të dyja ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Salmoni, merluci, levreku janë disa nga peshqit e rekomanduar.
Produktet e qumështit – Ndër ushqimet e rekomanduara për të reduktuar inflamacionin e tiroides janë produktet e qumështit si kosi, akullorja dhe qumështi përmbajnë jod, i cili i nevojitet tiroides për të parandaluar ënjtjen e gjëndrave të saj.
Vezët – Vezët e freskëta përmbajnë shumë selen dhe jod, lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin e tiroides.
/Shqip.com