Ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë në stomakun bosh - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

03/06/2020 17:44

Ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë në stomakun bosh

Shneta

Gazeta Express

03/06/2020 17:44

Ekzistojnë disa ushqime, të cilat nuk preferohet që të konsumohen në stomak të thatë apo në mëngjes.

Disa nga këto ushqime janë:

Hurma dhe domate– hurmat dhe domatet përmbajnë shumë pektinë dhe acid tanik. Kur këto substanca kryejnë reaksion me acidin gastrik të stomakut prodhojnë në masë të patretshme, që mund të krijojë gurë në stomak.

Pije të ftohta– nëse konsumoni pije të ftohta në stomak bosh, stomaku dhe zorrët mund të ngacmohen dhe prandaj ndodhin kontraksione të zorrëve.

Banane– bananet janë shumë të pasura me magnez. Nëse konsumoni banane në stomak bosh, atëherë prishet ekuilibri në mes të kalciumit dhe magnezit.

Qumësht– qumështi përmban shumë proteina, të cilat kur arrijnë në stomak bosh ato kthehen në nxehtësi dhe nuk i japin efektet ushqyese që ato kanë.

Sheqerna– konsumimi i sheqerit ka efekte të ngjashme sikurse alkooli për mëlçinë. Ai tretet lehtë nga organizmi, mirëpo nëse ha shumë sheqer në stomak bosh, trupi nuk do të mundë të prodhojë insulinë as sa duhet për të mbajtur një nivel normal të sheqerit në gjak, kështu që niveli i sheqerit në gjak do rritet, duke shkaktuar dëmtim të syve.

Çaj dhe kafe– të pish kafe me stomak bosh, rrit aciditetin, kjo shkakton djegie të stomakut dhe vështirësi në tretje gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër konsumimi i çajit në mëngjes, mund ta frenoj sekretimin e lëngjeve gastrike dhe ul sasinë e vrerit dhe acidit në stomak, i cili ndihmon tretjen e ushqimeve. /Gazeta Express