Ushqimet që ju ndihmojnë për të mbetur shtatzënë - Gazeta Express
string(48) "ushqimet-qe-ju-ndihmojne-per-te-mbetur-shtatzene"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

18/12/2023 20:15

Ushqimet që ju ndihmojnë për të mbetur shtatzënë

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

18/12/2023 20:15

Dietologë të ndryshëm janë bërë bashkë për të mbështetur faktin se ekzistojnë disa ushqime të cilat kanë ndikim pozitiv për të mbetur shtatzënë.

Dieta më e mirë është ajo mesdhetare, e pasur me ushqime të shëndetshme, të freskëta dhe antioksidantë.

Lexo Edhe:

Kjo pasi procesi i oksidimit shkakton rënie pjellorie si tek meshkujt dhe tek femra dhe ndikon negativisht si në spermatozoid dhe në vezore.

Pra duhet të hani ushqime të pasura me antioksidantë si frutat dhe perimet, kryesisht ato të stinëve.

Rol pozitiv në pjellorinë e femrës dhe meshkujve, po ashtu luajnë edhe vitaminat E dhe C, pasi stimulohet ovulacioni dhe funksioni i spermatozoideve.

Ushqimet që bëjnë “mrekulli” dhe rrisin mundësinë për të mbetur shtatzënë janë vaji i ullirit, bishtajat, peshku, veçanërisht sardelet, salmoni, qumështi, kosi dhe djathërat, veza, majaja e birrës, frutat e detit dhe veçanërisht midhjet, mishi i bardhë i pulës, gjelit dhe lepurit.  /Shqip.com