Ushqimet që femrat duhet t’i hanë çdo ditë - Gazeta Express
string(41) "ushqimet-qe-femrat-duhet-ti-hane-cdo-dite"

Gazeta Express

05/06/2020 14:46

Ushqimet që femrat duhet t’i hanë çdo ditë

Gazeta Express

05/06/2020 14:46

Mbajtja e një diete të shëndetshme ka rëndësi të madhe në përmirësimin e shëndetit te femrat. Ekzistojnë disa ushqime, të cilat duhet të inkuadrohen në dietën e çdo femre.

Disa nga këto ushqime janë:

Lexo Edhe:

Spinaqi- përmban shumë minerale dhe vitamina, të cilat duhet patjetër të jenë pjesë e dietës së çdo femre. I pasur me magnez, spinaqi është shumë i mirë në përmirësimin e shëndetit të eshtrave, stabilizimin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit të keq.

Boronicat e kuqe– krahas shijes së tyre, boronicat e kuqe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga infeksionet dhe sëmundjet, që e prekin sistemin urinar. Ato janë të pasura me minerale dhe antioksidantë.

Domatet– shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për vlerat ushqyese që domatet i kanë. Shumë studime të bëra, kanë vërtetuar se domatet e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të zemrës. Ato gjithashtu e përmirësojnë shëndetin e eshtrave dhe e zvogëlojnë nivelin e kolesterinës në gjak.

Tërshëra– tërshëra është shumë e mirë për shëndetin e zemrës, përmirëson tretjen si dhe mbanë shtypjen e gjakut nën kontroll. /Gazeta Express