Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga tiroidja - Gazeta Express

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga tiroidja

Shneta

Gazeta Express

25/11/2021 17:34

Tiroidja është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin.

Gjenetika, stresi, ndotjet e ambientit, të gjitha këto ndikojnë te funksionimi i saj.

Lexo Edhe:

Dieta ushqimore gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, megjithatë ky faktor mund të kontrollohet lehtësisht.

Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që janë të mira për tiroidet.

Kosi

Kosi është një burim i mirë i jodit. Tiroidet kanë nevojë për jod që të funksionojnë siç duhet . Nëse nuk merrni mjaftueshëm jod, ju rrezikoheni të prekeni nga hipertiroidizmi.

Frutat e thata

Frutat e thata janë të pasura me një ushqyes që ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroideve: seleni. Seleni është i mirë për tiroidet, megjithatë nuk duhet ta teproni më të, pasi shkakton rënie të flokëve, erë të keqe në gojë, thyerje të thonjve, madje edhe probleme me zemrën.

Qumështi

Duke pirë 1 filxhan me qumësht lope në ditë, ju do të konsumoni 1/3 e sasisë së nevojshme të jodit që duhet të merrni çdo ditë.

Peshku

Peshqit janë një tjetër burim i mirë i jodit. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në male dhe nuk kanë det afër janë më të rrezikuar të vuajnë nga tiroidet. Rreth 80 gr merluc i pjekur përmban rreth 0.099 miligramë jod, apo 66% të sasisë së rekomanduar në ditë. Peshku ton është një tjetër opsion i mirë: rreth 80 gramë nga ky peshk përmban rreth 0.017 miligramë jod, ose 11% të sasisë së rekomanduar. Ky lloj peshku është i pasur gjithashtu me selen.

Veza 

Një vezë përmban rreth 16% të jodit dhe 20% të selenit që na duhen në ditë, prandaj është ushqimi i duhur për personat që vuajnë nga tiroidet.

Luleshtrydhet

Ushqimet që janë të pasura me antioksidues janë gjithashtu të mira për tiroidet. Luleshtrydhet, manaferrat dhe boronicat e kuqe renditen si ushqimet më të pasura me antioksidues.