Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të jenë të dëmshme për disa persona - Gazeta Express
string(72) "ushqimet-e-shendetshme-te-cilat-mund-te-jene-te-demshme-per-disa-persona"

Gazeta Express

11/02/2020 16:46

Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të jenë të dëmshme për disa persona

Gazeta Express

11/02/2020 16:46

Ekzistojnë disa ushqime, të cilat duken si të shëndetshme, mirëpo në disa raste mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Disa nga këto produkte janë:

Lexo Edhe:

Lëngjet e frutave– për dekada, industritë kanë shitur lëngje të frutave, si të shëndetshme dhe natyrale. Mirëpo e vërteta është se këto lëngje përmbajnë sheqer, aditivë dhe një nivel të ulët të vitaminave. Në vend të këtyre lëngjeve, preferohet që të hani fruta të freskët.

Qumështi- edhe pse disa thonë se produktet e bulmetit janë të shëndetshme, për disa persona këto produkte mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore. Nëse konsumoni shumë qumësht ju e tejkaloni sasinë e duhur të kalorive në ditë, dhe kështu mund të përballeni me disa probleme të sistemit tretës dhe çrregullime të tjera metabolike.

Pijet me zero sheqer- në shumë ambalazhe të pijeve thuhet se ato nuk përmbajnë sheqer. Mirëpo në këto pije, të cilat thuhet që nuk përmbajnë sheqer, gjenden disa përbërës të tjerë që shkaktojnë probleme me eshtrat.

Peshku i konservuar– ekspertët rekomandojnë se disa lloje të peshkut siç është tuna, janë shumë të dëmshme, sidomos për gratë shtatzëna. Kjo për shkak se tuna përmban sasi të lartë të merkurit, i cili është një metal toksik, që shkakton sëmundje të sistemit imunitar.

Vaji i ullirit– mund të jetë i dëmshëm, sidomos kur blihet në markete. Prandaj herën tjetër kur ta blini, sigurohuni që të jetë natyral. /Express