US Open: Serena Williams në çerekfinale, pas fitores kundër Sakkarit - Gazeta Express
string(66) "us-open-serena-williams-ne-cerekfinale-pas-fitores-kunder-sakkarit"

US Open: Serena Williams në çerekfinale, pas fitores kundër Sakkarit

Gazeta Express

08/09/2020 9:12

Gjashtë herë kampionia Serena Williams e fitoi një betejë të vështirë në tri sete kundër grekes Maria Sakkari, për ta arritur çerekfinalen në US Open të hënën mbrëma.

Amerikania 38-vjeçarja u duk e përmbajtur dhe e fitoi setin e parë brenda 37 minutave, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por e humbi ngushtë setin e dytë në tie-break dhe u detyra ta gjejë formën më të mirë për ta fituar setin e tretë dhe për të triumfuar 6-3, 6-7 (6-8), 6-3, në një meç që zgjati gati dy orë.

“Thjesht vazhdova e vazhdova të luftoj”, tha Williams pas ndeshjes.

“Ajo luajti mirë. Ajo luante tenis agresiv dhe unë e dija se duhej ta bëja të njëjtën”, shtoi ajo.

Amerikania është në kërkim të grand slamit të 24-të në karrierë, në përpjekje për ta barazuar rekordin që mbahet nga Margaret Court./Gazeta Express/