US Open: Osaka e mund Azarenkën për ta fituar titullin e tretë Grand Slam - Gazeta Express
string(72) "us-open-osaka-e-mund-azarenken-per-ta-fituar-titullin-e-trete-grand-slam"

US Open: Osaka e mund Azarenkën për ta fituar titullin e tretë Grand Slam

Gazeta Express

13/09/2020 8:31

Naomi Osaka e ka mposhtur Victoria Azarenkën me rikthim mbresëlënës në një finale dërrmuese në US Open dhe kështu e ka fituar titullin e tretë Grand Slam në karrierë.

22-vjeçarja nga Japonia fitoi 2 me 1 në sete, 1-6 6-3 6-3, duke e siguruar trofeun e dytë në US Open, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Osaka, tenistja e katërt më e mirë në botë, e humbi setin e parë në mënyrë bindëse dhe rrezikoi të ngelte prapa 3:0 në setin e dytë, por tregoi pjekuri të madhe dhe luftoi për t’u kthyer nga gremina duke i fituar 10 prej 12 games të radhës.

31-vjeçarja nga Bjellorusia e humbi shërbimin në momentin vendimtar në setin final, duke i dhënë Osakës mundësi të shërbejë për trofeun.

Kjo ishte finalja e parë për Azarenkën që prej vitit 2013.

Azarenka nuk ishte në gjendje ta ruante gjallërinë pas setit të parë, ndërkohë që Osaka e gjeti formën e saj më të mirë me kalimin e kohës.

Osaka e ka fituar çdo finale në Grand Slam në të cilën është paraqitur, përfshirë US Open 2018 dhe Australian Open 2019. /Gazeta Express/